Një faqe web, është një hapsirë e veçantë dhe tepër e rëndësishme tashmë për të gjithë ata që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në internet por dhe të krijojnë një reputacion për imazhin e tyre ose të biznesit.
Të paturit një faqe web mundëson që çdo klient potencial apo çdo i interesuar për aktivitetin që ju zhvilloni të informohet sa më mirë dhe të krijojë një mendim potiziv për ju. Gjithashtu motorrët e kërkimit siç është Google prefereon gjithmonë e më shumë faqet e internetit të cilat duhet të jenë të ndërtuara në mënyrë optimale dhe të pranueshme jo vetëm nga ana teknike por dhe nga struktura dhe pamja e saj.